Profili i Kompanisë

E vendosur në Manëz, ndërtuar në kryqëzim të akseve kryesore të vëndit: Tiranës dhe Durrësit, Kurti Unibllok disponon fasilitete në furnizimin me tulla betoni në kohë, në shërbim të klientëve në të gjitha destinacionet. Pozicioni i përshtatshëm si dhe investimi i duhur në mjete të reja bëjnë të mundur prodhimin cilësor e korrekt, si dhe transport të shpejte e të sigurtë kudo. Gjithçka që ju nevojitet për dekorimin e oborrit tuaj, gjendet vetëm tek Kurti Unibllok. Ne ju u ofrojmë një gamë të gjerë zgjedhjesh për materialet e ndërtimit të përshtatshme për shtëpinë, biznesin dhe ambjentin tuaj. Kompania Kurti Unibllok me produktet e saj përcjell seriozitet, cilësi, përkushtim, çmime konkuruese dhe garanci. I gjithë sistemi jonë i prodhimit është rezultat i integrimit të eksperiencës së mirë, të stafit profesional, aparaturave me teknologji bashëkohore e të përditësuar çdo ditë, infrastrukturës dhe logjistikës që disponon dhe ofron.

Kompania Kurti Unibllok ju ofron një gamë të gjërë të bllokut të betonit për fasada lisho dhe zgjedhje të shumta në ngjyra sipas dëshirës. Sheshe, parqe, rrugë, shtëpi, muratura, trotuare dhe shumë më tepër: Kurti Unibllok është zgjedhja juaj. Kompania ka një kapacitet prodhues ditor 1200 m2.

KURTI UNIBLLOK është krijuar nga një eksperiencë 17 vjeçare pune të suksesshme në Itali. Është sot kompania lider në industrinë e prodhimit të tullave të betonit në Shqipëri.

KURTI UNIBLLOK ka shtirë bashkpunimet e saj si me klientë vendas ashtu edhe të huaj. Dhe vazhdimi me sukses i kompanisë sonë qëndron pikërisht në feedback-un pozitiv dhe sadisfaksionin e klientave.

Vlera më e madhe e përdorimeve të betonit dhe formave të tij i atribuohet mundësisë që ky material ka për të përftuar forma të cfarëdoshme. Realizimi i godinave dhe ambjenteve të punës me blloqe të gdhendura me kalimin e viteve është kthyer tashmë në një tendencë tregu.

Përdorimi i blloqeve të gdhendura ofron një ndërtim origjinal e të veçantë, të personalizuar sipas klientit, duke përcjellë sigurinë e përdorimit të një teknologjie të konsoliduar dhe jetëgjatë. Godina industriale, administrative, publike, por dhe rezidenca banimi me blloqe të gdhendura, janë një zgjedhje e gjetur për të plotësuar fantazinë dhe kërkesat e klientit si edhe për ambjentet e banimit apo të punës.

Objektivat

“KURTI UNIBLLOK Sh.p.k.” ne jemi të përkushtuar që të krijojmë vlerë për punjonjesit tanë dhe klientët tanë nëpërmjet forcimit të vlerave tona thelbësore, duke zbatuar praktikat etike të biznesit, duke pasur komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tyre në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Në kompaninë tonë ka një Plan Veprimi Vjetor të dizajnuar për të zbatuar të gjitha projektet, veprimet dhe aktivitetet që bien në katër shtyllat e strategjisë afatgjatë, të cilat janë si më poshtë:

  • Angazhimi i palëve të ineresuara
  • Vend pune i shëndetshëm dhe i sigurt për punonjësitë tanë
  • Reduktimi i Ndikimit Mjedisor
  • Promovimi Zhvillimit të Qëndrueshëm

Suksesi dhe reputacioni i “KURTI UNIBLLOK Sh.p.k.” bazohet në aplikimin e teknologjive më të mira në dispozicion, për proçedurat e prodhimit dhe metodat e shpërndarjes, për hulumtimet sistematike dhe njohurinë e përmirësuar vazhdimisht, si dhe për burimet njërëzore më cilësi të lartë.

Objektivi drejtues i kompanisë sonë është të zhvillohet si një prodhuese e denjë të blloqeve, pusetave, bordurave dhe pllakave prej betoni, duke kombinuar shpirtin sipërmarrës dhe përsosmërinë operacionale në respekt të njerëzve, shoqërisë, si dhe mjedisit. Arritja e ketij objektivi kërkon një kuadër vlerash të paracaktuara, të cilat, të cilat udhëheqin veprimtarinë tonë të përditshme, si dhe pasqyrojnë përkushtimin tonë ndaj palëve të interesit.

Vizioni

Cilësia, shumllojshmëria, korrektësia dhe mbi të gjitha ndershmëria janë parimet dhe motoja jonë që ju mëshojmë fort, në mënyrë që klientat të dalin të kënaqur nga përshtypjet e mira që rrjedhin si pasojë e zbatimit të parimeve tona.

Misioni

Synimi dhe misioni jonë është që produktet tona të jenë kudo “të shkelura” jo vetëm në Europë por edhe më tej. Çdo mision që ne i kemi vënë në synimet tona i kemi realizuar; ku mund të përmendim këtu faktin që nuk kemi bërë asnjëherë dallime në klientelë por ju kemi shërbyer gjithësecilit me përkushtim dhe rrespekt.

Politika e shëndetit dhe sigurisë në punë

Objektivat tona kryesore për parandalimin e aksidenteve në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve tanë janë si më poshtë:

  • Lidhur me çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe standardet vendore dhe kombëtare, dhe duke vepruar në atë mënyrë,
  • Vlerësimi i të gjitha rreziqeve që lidhen me sëmundjet profesionale dhe çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe marrja e masave mbrojtëse,
  • Me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve tanë, eliminimin e kërcënimeve në burimet e tyre dhe miratimin e parimit të zero punësimit-aksident industrial
  • Për të arritur sukses dhe për zhvillim të vazhdueshëm, duke siguruar që punonjësit tanë të marrin të gjitha llojet e trajnimeve në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë dhe zhvillimin e tyre vazhdimisht.

Praktikat e shëndetit dhe sigurisë në punë janë përgjegjësi e të gjithë punonjësve dhe ne kemi realizuar një “Matricë vlerësimi të rrezikut pë kryerjen e aktiviteteve të punës”.

Produktet tona